Protesta në Minneapolis pas vrasjes së një gruaje nga agjentët federalë

Mijëra banorë të Minneapolisit në SHBA po vazhdojnë protestat, pas vrasjes së një gruaje nga ana e agjentëve federalë. Njoftohet se në disa pjesë të qytetit forcat e rendit po përleshen me protestuesit

Mijëra banorë të Minneapols në SHBA po vazhdojnë me protesta të nxitura nga vrasja e djeshme e Renee Good,  37 vjeçare, nga ana e agjentëve të ICE – agjencionit të[ sigurisë i cili merret me çështje të imigrimit dhe doganave. Sipas raporteve, si dhe videove që qarkullojnë në rrjete sociale, incidenti ndodhi kur agjentët e ICE iu afruan një veture të ndaluar në rrugë, në të cilën gjendej Renee Good. Kur agjentët iu afruan, ajo tentoi të largohet dhe, njëri prej agjentëve hapi zjarr drejtë saj.

Autoritete lokale dhe federale po japin versione të ndryshme të ngjarjeve, përderisa zyrtarët lokal përfshirë edhe krye bashkiakun e Minneapolis, thonë se agjentët nuk kanë pasur arsye të hapin zjarr dhe shtojnë se veprimet e agjentit i cili hapi zjarr janë të barabarta me vrasje. Zyrtarët federalë, si dhe ata të ICE, thonë se agjenti hapi zjarr pasi që Good tentoi ta godiste me veturë dhe i shohin reagimet e agjentëve si tërësisht legjitime. ICE gjithashtu tha se Good ishte e njohur si “protestuese e dhunshme” dhe se, në ditën e incidentit, kishte parkuar veturën në atë mënyrë për të penguar një operacion të ICE i cili ishte duke u zhvilluar. Incidenti ka nxitur protesta masive në të cilat pjesëmarrësit, përveç përgjegjësisë nga ana e agjentit, kërkojnë edhe largimin e agjentëve të ICE nga qyteti.

Gjatë javëve të kaluara autoritete federale kanë dërguar qindra agjentë të ICE në Minneapolis , si pjesë e luftës së Shtëpisë së Bardhë kundër imigrimit ilegal, gjë që ka shkaktuar tensione me një pjesë të popullatës lokale.

Shumë mediume kanë thënë se ekziston rreziku që këto protesta do të përhapën edhe në qytetet tjera amerikane ku, një pjesë e popullsisë, kundërshton politikat e Trump dhe fushatën për largimin e imigrantëve legal nga SHBA.

Latest news
Related news