Reshjet e dëborës janë rikthyer në zonat juglindore të vendit, kryesisht në lartësitë mbi 1200 metra.
Dëbora ka mbuluar edhe disa fshatra të Devollit të Sipërm, si dhe zonat e Shtyllës, Vithkuqit dhe Lekasit.
Nuk raportohen probleme në qarkullim si dhe me furnizimin me energji elektrike, pasi nuk ka pasur defekte në rrjetin e tensionit të ulët.
Ndërkohë, policia u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes gjatë lëvizjes në këto akse rrugore.



