Seriali më i ri “Shpija e madhe” në Klan Kosova, Hoti: Hollywood-i s’ka buxhet sa kemi histori ne si popull (VIDEO)

Me tematikë sociale, dhe histori familjare sjell seriali më i ri i cili do të nis të transmetohet në Klan Kosova.

Aktori Arianit Hoti, në emisionin Weekend, tregoi eksluzivisht se çka do të sjellë “Shpija e Madhe”.

Hoti tha se tema të tilla janë goxha të nevojshme të shfaqen, për shkak se populli shqiptar në Kosovë ka një histori të bujshme.

“Unë edhe kur flas me kolegë e mi ju them se nuk ka Hollywood-i buxhet sa kemi ne histori si popull, sa pak jemi dhe sa shumë histori kemi”, deklaroi ai në Klan Kosova.

Ai po ashtu dha edhe detaje tjera rreth këtij seriali./ Klankosova.tv

The post Seriali më i ri “Shpija e madhe” në Klan Kosova, Hoti: Hollywood-i s’ka buxhet sa kemi histori ne si popull (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news