ShBA thotë se ka rënë dakord për ‘hapa specifikë’ për të arritur një armëpushim në Siri

Ushtria izraelite goditi ministrinë siriane të mbrojtjes në Damask dhe forcat qeveritare në Sirinë jugore të mërkurën, ndërsa luftimet vdekjeprurëse sektare në provincën kryesisht druze të Suweidës vazhduan për të katërtën ditë me radhë.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se forcat e tij po “punonin për të shpëtuar vëllezërit tanë druzë dhe për të eliminuar bandat e regjimit”. Ministria e jashtme siriane akuzoi Izraelin për “agresion të pabesë”, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Më shumë se 300 persona raportohet të jenë vrarë në Suweida që nga e diela, kur shpërthyen përleshjet midis milicive druze dhe fiseve beduine.

Sekretari i Shtetit i ShBA-së, Marco Rubio, tha se ishte “shumë i shqetësuar” për dhunën në jug, por besonte se ajo do të mbaronte brenda disa orësh.

“Ne kemi rënë dakord për hapa specifikë që do t’i japin fund kësaj situate shqetësuese dhe të tmerrshme “, shkroi ai në X të mërkurën në mbrëmje.

Ministria e jashtme e Sirisë tha se vendi “mirëpret përpjekjet e bëra nga ShBA-ja dhe pala arabe” për të “zgjidhur krizën aktuale” në mënyrë paqësore.

Izraeli ende nuk ka komentuar mbi ofertën për armëpushim.

The post ShBA thotë se ka rënë dakord për ‘hapa specifikë’ për të arritur një armëpushim në Siri appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news