Sherri mes fqinjëve eskalon në Prishtinë, 23-vjeçari sulmohet me kaçavidëSinjali

Një mosmarrëveshje mes dy fqinjëve në Prishtinë ka përfunduar me dhunë, ku një 23-vjeçar mbeti i lënduar pasi dyshohet se u godit me kaçavidë, raporton Sinjali.

Sinjali mëson ekskluzivisht se i dyshuari është Çlirim Alshiqi, rreth 27-vjeçar, ndërsa viktimë A.B, rreth 24-vjeçar.

Sipas burimeve të Sinjalit, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 17 korrikut, rreth orës 22:00, në rrugën “Hasan Dema” në Prishtinë.

Dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje mes fqinjëve, situata ka dalë jashtë kontrollit dhe Çlirim Alshiqi e ka sulmuar Adrian Behën me një kaçavidë, duke i shkaktuar lëndime në krahun e majtë.

23-vjeçari është dërguar në QKUK, ku ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa më pas ka dhënë deklaratë para hetuesve.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se i dyshuari, me vendim të Prokurorit, fillimisht është dërguar për ekzaminim psikiatrik, e më pas është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.

Pas përfundimit të procedurave, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që ndaj tij të iniciohet rasti për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, ndërsa Çlirim Alshiqi është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Hetimet lidhur me rrethanat e këtij rasti janë në vazhdim.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news