Qentë endacakë vazhdojnë të jenë një problem i kahmotshëm në qytetet e Kosovës, duke shkaktuar shqetësim dhe rrezik për qytetarët.
Së fundmi, një rast tragjik në Podujevë ngriti edhe më shumë alarmin, pasi një e moshuar humbi jetën nga një sulm në zemër, që pretendohet se u shkaktua nga frika prej qenve endacakë, njofton Klankosova.tv.
Një tjetër situatë e rrezikshme ndodhi sot gjatë raportimit live në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova, ku gazetarja Qliresa Hasani u rrethua nga një tufë qensh endacakë, duke u shqetësuar në mes të transmetimit direkt.
Ky incident është një tjetër dëshmi se problemit të qenve endacakë i nevojitet një zgjidhje urgjente nga institucionet për të garantuar sigurinë e qytetarëve.
Ndiqni pamjet, në videon e mëposhtme:
The post Shqetësuese: Tufa e qenve rrethon gazetaren gjatë raportimit live në “Ora Shtatë” (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.



