Libri “Jugosllavia u shemb në Trepçë” i autores italiane Anna Di Lellio, do të promovohet sonte nga ora 19:00 në qendrën Barabar, në Prishtinë.
Ky libër dokumenton të vërtetën e ngjarjeve në “Trepçë” gjatë vitit 1989, vit ky i rëndësishëm për Kosovën sepse greva e minatorëve i ka dhënë drejtim qëllimeve të vendit.
Në këtë libër protagonistët e grevës janë personat të cilët kanë folur për veten e tyre në librin “Jugosllavia u shemb në Trepçë”, e ku pasqyrohen ngjarje të rënda me të cilat u përballën punëtorët e kësaj ndërmarrje publike.
Në kopertinën e librit është e përfshirë ngjyra e gjelbër sepse reprezanton “Trepçën”, dhe libri i dedikohet në veçanti gjeneratave të reja, transmeton Klankosova.tv.
The post Sonte promovohet libri i Di Lellios në Prishtinë, ku dokumentohen ngjarjet e hershme të Trepçës appeared first on Klan Kosova.



