Sulmohet brutalisht në errësirë në Leposaviq – viktima s’e njeh agresorin, Policia nis kërkimetSinjali

Një incident i dhunshëm është regjistruar mbrëmjen e së shtunës në Leposaviq, ku një burrë është sulmuar fizikisht në rrethana të paqarta. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30 në parkimin e stacionit të autobusëve, në rrugën Nemanjina, raporton Gazeta Sinjali.

Viktima është identifikuar si Nebojsa Vukasinoviq, 52 vjeçar. Ai është gjetur në vendin e ngjarjes nga njësia patrulluese, me buzën e epërme të gjakosur dhe maicën e njollosur, pas një përleshjeje të raportuar nga qytetarët.

Pas intervistimit në stacionin policor, Vukasinoviq ka deklaruar se është sulmuar nga një person rreth të 40-ave, të cilin nuk ka mundur ta identifikojë për shkak të errësirës. Po ashtu, ai ka pohuar se nuk e di arsyen e sulmit.

Gjatë kontrollit, Policia i ka bërë matjen e nivelit të alkoolit në gjak, ku ka rezultuar rreth 0.70 promila.

Pavarësisht kërkimeve në zonë, njësitë policore nuk kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin deri në këto momente. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar që rasti të trajtohet si “Sulm”.

Hetimet janë në vazhdim dhe Gazeta Sinjali do të sjellë çdo informacion të ri sapo të konfirmohet nga autoritetet.

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news