Takim me Kurtin gjatë kësaj jave, Limaj flet pas dështimit të seancës së 47-të

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se gjatë kësaj jave pritet të takohet me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Ai pas dështimit të seancës së 47-të me radhë tha se në takim do të bisedohet rreth zgjidhjes për të dalë nga kriza, njofton Klankosova.tv

“Kur ta caktojmë, duhet të bisedohet për me dalë prej kësaj situate. Gjëja e parë është komunikimi, si të dilet nga kriza”.

“Do të bisedoj me kryeministrin për të ardhur deri tek një moment i zgjidhjes së kësaj situate”.

Edhe kandidatja e VV-së për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu ka konfirmuar se do të ketë takime të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti me kryetarin e Nismës, Fatmir Limajn, pasi siç u shpreh, të dyja palët kanë vullnet për bashkëpunim.

“Ende nuk kemi diçka konkrete”. tha ajo para seancës së sotme, transmeton Klankosova.tv

 

The post Takim me Kurtin gjatë kësaj jave, Limaj flet pas dështimit të seancës së 47-të appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news