Të dyshuarit për spiunazh, Bedri Shabani e Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm (VIDEO)

Dy të dyshuarit për spiunazh, Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi, janë deklaruar të pafajshëm.

Sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës u mbajt seanca fillestare ndaj tyre, njofton Klan Kosova.

“Plotësisht jam i pafajshëm”, deklaroi Shabani.

Kurse, i akuzuari Qerimi e pranoi fajësinë vetëm për armëmbajtje pa leje.

“Nuk e pranoj për veprën penale të spiunazhit, e për armëmbajtje pa leje e pranoj fajësinë”, tha ai.

Ata ishin arrestuar nën dyshimin se kishin siguruar informacione për Shërbimin Sekret të Serbisë-BIA, që ndërlidhen me UÇK-në.

The post Të dyshuarit për spiunazh, Bedri Shabani e Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news