Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme e Siguri, Kaja Kallas, ka thënë se Rusia po përpiqet t’i përçajë BE-në dhe SHBA-në.
Një koment të tillë ajo e bëri pas bisedës që pati sonte me Sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio, pas bisedave që ky i fundit ka zhvilluar me ministrin e Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergey Lavrov në Arabinë Saudite.
“Bashkë me ministrat e jashtëm evropianë, fola me sekretarin Rubio pas bisedimeve të tij në Riad. Rusia do të përpiqet të na përçajë. Të mos biem në kurthet e tyre. Duke punuar së bashku me SHBA-në, ne mund të arrijmë një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme – sipas kushteve të Ukrainës”, ka shkruar ajo në platformën X. /Kosova.info/
Together with European Foreign Ministers, I spoke to @SecRubio after his talks in Riyadh.
Russia will try to divide us. Let’s not walk into their traps.
By working together with the US, we can achieve a just and lasting peace – on Ukraine’s terms.
— Kaja Kallas (@kajakallas) February 18, 2025



