Telashe të kampi i Uruguajit, lojtarët kërkojnë shkarkimin e selektorit

Uruguaji po përballet me tensione para duelit vendimtar ndaj Spanjës në Grupin H të Botërorit 2026, një ndeshje që konsiderohet kyçe pas dy barazimeve në fillim të turneut.

Sipas “El Espectador”, disa lojtarë kanë shprehur pakënaqësi për intensitetin e lartë të stërvitjeve, duke pretenduar se ngarkesa fizike ka sjellë edhe disa lëndime në skuadër, përfshirë De Arrascaetën dhe Araujon, transmeton Klankosova.tv.

Po ashtu, raportohet se ka mosmarrëveshje edhe për planin taktik ndaj Spanjës, me disa futbollistë që preferojnë një qasje më të tërhequr dhe kundërsulme, në vend të stilit më ofensiv të Marcelo Bielsas.

Në këtë situatë, trajneri uruguaian ka zhvilluar një takim me skuadrën, ku ka dëgjuar shqetësimet e lojtarëve, por njëkohësisht ka kërkuar disiplinë dhe fokus për ndeshjen vendimtare.

 

Latest news
Related news