Tensionet në Kuvendin e Serbisë, Bërnabiq

Pas përplasjeve e tensioneve në Parlamentin e Serbisë, kryeparlamentarja Ana Bërnabiq, duke mbajtur në duar pamje nga shkrimet e mediave në Kosovë, ka akuzuar opozitën në Serbi se “po e kënaqin terroristin Albin Kurti”.

Ajo ka thënë se për shkak të tymit dhe gazit opozita në Serbi “po shihet si heroinë” nga shqiptarët.

“Qytetarët e Serbisë që po i ndekin këto zhvillime, dua të ju them deputetëve opozitarë se jeni bërë heronj të mediave shqiptare në Kosovë. Heronjtë e Albin Kurtit, shpresoj që jeni të kënaqur. Albin Kurti është i kënaqur. Shpresoj që jeni edhe ju, kjo është vetëm një pjesë e asaj se si mediat në Kosovë festojnë. Kjo është dëshmi se kush po lufton për dhe kush kundër Serbisë”, thotë Bërnabiq ndër të tjera.

Tym, gaz lotsjellës e mjete piroteknike, u hodhën sot gjatë seancës në Kuvendin e Serbisë, derisa situata eskaloi edhe më tepër pasi pati përplasje fizike mes deputetëve të pozitës dhe opozitës.

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news