Pas tragjedisë në Koçan të Maqedonisë së Veriut, në Spitalin e Shtipit kanë kërkuar ndihmë rreth 40 të lënduar, kryesisht me lëndime të lehta e djegie të shkallës së parë.
Ata më rëndë janë transferuar për në Shkup dhe qendrat e tjera spitalore, njofton Klan Kosova.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 20 të lënduar pritet të dërgohen jashtë vendit dhe është bërë e ditur se është duke u bërë gati dokumentacioni.
The post Tragjedia në Maqedoninë e Veriut, 20 të lënduar pritet të dërgohen jashtë vendit appeared first on Klan Kosova.




