Tragjedia në RMV, një pjesë e Koçanit për më shumë se 17 orë pa energji elektrike (VIDEO)

Gazetari i Klan Kosovës, Flamur Gajtani ka bërë të ditur se ka më shumë se 17 orë që një pjesë e qytetit Koçani, qytet lindor në Republikën e Maqedonisë së Veriut është pa energji elektrike.

Ky qytet, siç tha ai, edhe më tej është i rrethuar nga Policia e Maqedonisë së Veriut, kjo pas zjarrit në një klub nate, i cili la të vdekur 59 persona dhe 155 të tjerë të lënduar.

Bëhet e ditur se viktimat dhe të lënduarit janë shumica të rinj të cilët kishin shkuar në klub për të parë performancën e një rep-grupi.

Më shumë detaje në lidhje me këtë ngjarje kuptoni nga raportimi i gazetarit Flamur Gajtani:

The post Tragjedia në RMV, një pjesë e Koçanit për më shumë se 17 orë pa energji elektrike (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news