Tre të vrarë në Iranin qendror

Sipas mediave në Iran, tre persona janë vrarë në një sulm izraelit në qytetin qendror të Kashanit.

Nour Neës citon zëvendësoficerin e sigurisë për guvernatorin e provincës, Isfahan, Akbar Salehi, transmeton Klankosova.tv.

“Në agresionin brutal të regjimit sionist kundër atdheut tonë islamik, një pikë kontrolli në Kashan u godit nga një predhë mëngjesin e sotëm”, citohet të ketë thënë ai.

Ai shtoi se si pasojë janë lënduar edhe katër persona.

The post Tre të vrarë në Iranin qendror appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news