Presidenti Donald Trump dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, kanë rënë dakord për një shkëmbim të të burgosurve, tha të martën ministri i Jashtëm rus.
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, u tha gazetarëve të martën se presidenti Donald Trump donte rezultate dhe akuzoi udhëheqësit evropianë për sabotimin e përpjekjeve të shkëmbimit.
“Presidenti Trump është një njeri që dëshiron rezultate”, tha ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, në Turqi, duke pretenduar se përpjekjet e Trump po “sabotoheshin” nga disa vende evropiane, ndërsa iu referua përpjekjeve të vazhdueshme për të arritur një armëpushim në Ukrainë.
Lavrov nuk dha detaje të mëtejshme mbi shkëmbimin, gjithashtu edhe Departamenti i Shtetit nuk iu përgjigj menjëherë kërkesave të NBCNews për koment.



