Falsifikimi i parasë mbetet një ndër veprat penale më të rënda që rrezikon sigurinë financiare dhe ekonomike të vendit. Një rast i tillë është zbuluar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Kaçanik, ku një i ri u ndalua me dhjetëra kartmonedha të dyshimta.
Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm, në një pikë kontrolli në rrugën “Idriz Seferi” në Kaçanik, Policia ka ndaluar një të dyshuar rreth 22-vjeç, banor i fshatit Paldenicë të Hanit të Elezit.
Gjatë kontrollit fizik, atij i janë gjetur 27 kartmonedha 100-dollarëshe, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara, pasi të gjitha kishin numër serik identik.
I dyshuari është shoqëruar në Stacionin Policor të Kaçanikut, ku është intervistuar nga hetuesit. Në deklarimin e tij para Policisë, ai ka pohuar se kartmonedhat i kishte “marrë falas” dhe nuk i kishte përdorur në ndonjë transaksion.
Kartmonedhat e sekuestruara janë dërguar për ekspertizë forenzike, për të përcaktuar autenticitetin dhe mënyrën e mundshme të prodhimit apo shpërndarjes.
Lidhur me rastin, është njoftuar edhe Prokuroria e krimeve të rënda, e cila ka urdhëruar inicimin e rastit “Falsifikim i parasë”.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);



