Temperaturat e larta dhe vala e të nxehtit ka përfshirë një pjesë të madhe të shteteve të kontinentit evropian.
Franca, Italia, Anglia dhe Gjermania po përballen me temperatura rekord duke detyruar shtetet të ngrisin alarmin e kuq.
Vala e të nxehtit e njohur si fenomeni “El Nino” ka shkaktuar viktimat e para në shtetet evropiane në të cilat temperaturat raportohen se kanë arritur deri 43 gradë Celcius, shkruan klankosova.tv.
Ramadan Morina i ftuar në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova tha se ditëve të fundit vala e temperaturave të larta ka kaluar.
“Këto ditë kemi fatin që ka kaluar ajo vapa e tmerrshme dhe sikur kemi filluar ta gjejmë veten, por natyrisht se kur ka shumë diell ankohemi që është ngrohtë dhe tash që ka filluar të kthehet shiu nuk kemi ankesa edhe për shiun, por për momentin jemi të lumtur që ka kaluar vapa. Kjo vapë e tillë nuk ka qenë e pranishme prej vitesh, po flas për vitet sa jetoj unë këtu këto 30 vitet e fundit”, tha ai.



