Vëllaznimi rikthen Rron Dahsylën

Vëllaznimi ka rikthyer në skuadër talentin Rron Dahsyla i cili së fundmi luajti për Proton Cable Prizrenin.

“Djaloshi nga Gjakova, Rron Dahsyla rikthehet në skuadër pas një përvoje që i shërbeu mirë për ngritje në karrierë, duke luajtur te Peja dhe së fundmi te Proton Cable Prizreni”, thuhet në njoftimin e Vëllaznimit.

“Rroni deri tani ka qenë anëtar i rregullt i gjeneratave të reja të Përfaqësueses së Kosovës, së fundmi i asaj U20 në Kampionatin Evropian (Divizioni B), ku u paraqit me mesatare fenomenale prej 11.3 pikë, 4.7 kërcime e 2.7 asiste”.

Gjakovarët po e shohin të riun si pjesë të rëndësishme të skuadrës pas një sërë transferimesh të tjera që i kanë bërë këtë verë.

The post Vëllaznimi rikthen Rron Dahsylën appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news