Vetaksident i rëndë në Drejë të Istogut

Në Drejë të Istogut ka ndodhur një vetaksident i rëndë.

Nga pamjet që ka publikuar Istogu Channel, shihet se vetura ka rënë poshtë urës dhe se sipas kësaj faqeje, katër persona kanë pësuar lëndime trupore.

Në vendin e ngjarjes shihet se janë edhe stafi shëndetësor e policia.

Klankosova.tv ka kontaktuar me Policinë e Kosovës por deri në momentin e publikimit të artikullit nuk ka marrë përgjigje.

The post Vetaksident i rëndë në Drejë të Istogut appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news