Vetura godet një person në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë

Një person është goditur nga vetura mëngjesin e sotëm në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë (fshati Vragoli).

Klankosova.tv mëson se një grua pasi është goditur ka pranuar tretman mjekësor.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

“Sot në orën 07:10, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë (fshati Vragoli). Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësor, i cili ka pranuar tretman mjekësor. Njësitet policore janë marrë me trajtimin e rastit”, ka thënë Krasniqi për Klankosova.tv.

The post Vetura godet një person në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news