Vuajtjet e palestinezëve nga lufta dhe uria e thelluar në Gazë

Grumbullimi i përditshëm për sigurim të ushqimit është bërë veprimtari vdekjeprurëse për banorët e Gazës, teksa Agjencia e OKB-së për Ndihmë dhe Punë për Refugjatët Palestinezë në Lindje të Afërt (UNRWA) llogarit se më shumë se 1.000 njerëz janë vrarë që nga maji teksa po përpiqeshin të merrnin ndihma ushqimore.

Palestinezët në Gazë po përballen me luftë dhe me uri, 21 muaj nga nisja e një ofensive izraelite në përgjigje ndaj sulmit të 7 tetorit 2023 në Izrael nga Hamasi, grup i konsideruar terrorist nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian. /REL/

Palestinezë duke vajtuar për të afërmit e tyre, që u vranë nga një bombardim i Gazës nga ushtria izraelite, në spitalin Shifa, në Qytetin e Gazës, më 22 korrik 2025.

Iman Shabat, nënë e pesë fëmijëve, duke bartur një thes me miell, të siguruar nga një karvan ndihmash humanitare, që mbërriti në Qytetin e Gazës nga veriu i territorit, më 22 korrik.

Palestinezë në një kamion ndihmash që po kthehej në Qytetin e Gazës nga pjesa veriore e Rripit të Gazës, më 22 korrik.

Palestinezë duke bartur thasë me miell, që i morën nga organizatat humanitare, më 22 korrik.

Palestinezë të tjerë duke bartur thasë me miell, më 22 korrik.

Palestinezë të zhvendosur duke marrë ushqim nga një kuzhinë popullore në Qytetin e Gazës, më 22 korrik.

Palestinezë duke u varur në një kamion ndihmash, më 22 korrik.

Palestinezë të lënduar duke u transferuar në një autoambulancë, pasi u plagosën teksa po prisnin të merrnin ndihma, më 22 korrik.

Një familje palestineze duke bartur me biçikletë një thes me miell, më 22 korrik.

Një palestinez me një thes me miell mbi supe, më 22 korrik.

Një burrë palestinez duke mbajtur kufomën e një fëmije të vrarë nga një sulm ajror izraelit në Gazë, më 22 korrik.

Kufoma të palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite, në një morg në spitalin Shifa, më 22 korrik.

Flakë dhe tym pas një sulmi ajror izraelit në Qytetin e Gazës, më 21 korrik.

Një burrë palestinez duke bartur mbi kokë një thes me ndihma, më 22 korrik.

Një vajzë palestineze duke pritur për të marrë ndihma nga një kuzhinë popullore, më 22 korrik.

Palestinezë të uritur duke zgjatur enët për të marrë ushqim nga një kuzhinë popullore, më 14 korrik.

Zainab Abu Haleeb, vajzë pesëmuajshe palestineze, e diagnostikuar me kequshqyerje, sipas mjekëve, duke qëndruar në një shtrat teksa po trajtohej në spitalin Nasser, në Han Junis, në jug të Rripit të Gazës, më 15 korrik.

Një burrë palestinez duke mbajtur kufomën e nipit të tij gjashtëjavësh, Yousef al-Safadi, i cili vdiq nga uria, sipas zyrtarëve shëndetësorë, në Qytetin e Gazës, më 22 korrik.

Mosab Al-Debs, djalë palestinez, 14-vjeçar, që vuan nga kequshqyerja, sipas mjekëve, duke u trajtuar në spitalin Shifa, më 22 korrik.

Një fëmijë mes palestinezëve që po prisnin për të marrë ushqim, më 22 korrik.

Të afërm duke vajtur pranë trupit të pajetë të një familjari të tyre, që u vra nga të shtënat izraelite teksa po priste të merrte ndihma, në Qytetin e Gazës, më 20 korrik.

Fëmijë palestinezë duke pritur ndihma në Qytetin e Gazës, më 14 korrik.

Palestinezë të shumtë duke bartur ndihmat që i morën në Beit Lahia, në veri të Rripit të Gazës, më 20 korrik.

Palestinezë duke marrë ushqim nga një kuzhinë popullore, në Qytetin e Gazës, më 22 korrik.

Nëna palestineze, Alaa Al-Najjar, duke qarë teksa në duar mbante foshnjen e saj tremuajshe, Yehia, që vdiq për shkak të kequshqyerjes, sipas mjekëve, më 10 korrik.

Latest news
Related news