Policia e Kosovës ka arrestuar një person mbrëmë në Podujevë, për organizim të skemave piramidale, raporton Gazeta Sinjali.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00, në rrugën “Ali Ajeti”, ku është arrestuar i dyshuari E.M., i cili dyshohet për organizim të skemave piramidale.
Pjesë e aksionit të policisë ka qenë edhe kontrollimi i lokacionit të dyshuar, ku gjatë verifikimeve janë sekuestruar prova materiale, përfshirë:
një shtëpizë kompjuteri,
një laptop,
një shumë parash.
Personi i arrestuar është dërguar në mbajtje me autorizim të prokurorit, ndërkohë që hetuesit policorë, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, po vazhdojnë me hetimet dhe veprimet procedurale të nevojshme për zbardhjen e plotë të rastit.
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);



