Gjatë ditës së djeshme dhe natës së mbrëmshme janë raportuar dy zjarre në Novobërdë, më saktë në fshatin Makresh dhe në Bushincë.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili tha se në të dy këto lokacione zjarri ka përfshirë sipërfaqe të konsiderueshme të malit dhe fushës.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit dhe aktualisht janë në përpjekje për lokalizimin e zjarrit në mes të fshatrave Bushincë dhe Reqan. Për momentin raportohen vetëm dëme materiale”, tha Hashani.
Tutje, Policia e Kosovës apelon të gjithë qytetarët që në asnjë formë mos të ndezin zjarre në sipërfaqe të hapura.
The post Zjarre mbrëmë pati edhe në Novobërdë, përfshiu sipërfaqe të konsiderueshme të malit dhe fushës appeared first on Klan Kosova.



