Tashmë ka nisur mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.
Në këtë takim, po mungon përfaqësuesi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, derisa përfaqësuesit e partive të tjera janë prezent, transmeton Klankosova.tv.
Kështu ka raportuar gazetari i Klan Kosovës, Flamur Gajtani, i cili po ndjek nga afër ngjarjen.
Ndryshe, kjo mbledhje u thirr për të diskutuar buxhetin e Prishtinës, Gjilanit e Zubin Potokut.
The post AAK mungon në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit appeared first on Klan Kosova.



