Abazi: Është për keqardhje sjellja e Kurtit ndaj familjes Devolli (VIDEO)

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së Mustaf Abazi, e ka kritikuar ashpër sjelljen e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, me bizneset e në veçanti me familjen Devolli.

Abazi në Klan Kosova tha se kjo sjellje e Kurtit është për keqardhje.

“Është një gjë shumë e keq. Nuk e di se çka mendojnë këta njerëz, nuk mund t’i kërcënojmë bizneset. Këta mendojnë se duhet të na i marrin neve që i kemi këto biznese dhe t’ua japin atyre që nuk kanë biznese”, tha ai në Klan Kosova.

“Familja Devolli është një familje e mrekullueshme që e ka bërë me punë. Të gjitha i kanë bërë me punë, askush nuk ua ka falur asgjë”, theksoi ai.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

Latest news
Related news