Aksident i rëndë në Itali: Një i vdekur, shoferi shqiptar në gjendje kritike

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali, konkretisht në komunën e Cormons, në Itali.

Si pasojë e këtij aksidenti, një person ka vdekur derisa një tjetër është lënduar rëndë, shkruan Euronews Albania transmeton Klankosova.tv.

Ngjarja ka ndodhur mesditen e së mërkurës në rrugën Variante 306, në zonën e Mariano del Friuli.

Siç raportohet, një furgon frigorifer, i cili po lëvizte nga Gradisca d’Isonzo drejt Cormons është përplasur ballë për ballë me një kamion të ngarkuar me zhavorr.

Përplasja ka qenë shumë e fortë, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të drejtuesit të furgonit, një 48-vjeçar, i cili nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të rënda të marra në aksident.

Ndërkohë, drejtuesi i kamionit, shtetas shqiptar, ka mbetur i lënduar rëndë.

Pas dhënies së ndihmës së parë në vendngjarje, ai është transportuar me helikopter drejt Spitalit Cattinara, ku ndodhet në gjendje kritike, shkruan Euronews Albania transmeton Klankosova.tv.

Latest news
Related news