Policia e Prizrenit sot ka arrestuar dhe dërguar në vuajtje të dënimit prej tre (3) vitesh burgim një 22-vjeçar të kërkuar.
I arrestuari ishte shpallur në kërkim nga Gjykata Themelore në Prizren për veprën penale “Tentim vrasje”, njofton Klankosova.tv.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave”, thuhet tutje në njoftimin e policisë në Facebook.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>



