Osteoperoza është një sëmundje që dobëson kockat dhe rrit rrezikun e frakturave dhe shfaqet më së shumti te femrat. Edhe pse mund të duket sikur aktiviteti i rëndë fizik duhet shmangur, kërcimi mund të jetë efektiv në parandalimin e osteoporozës.
Mjekja Vonda Wright pohon se hulumtimet tregojnë se vetëm 20 kërcime në ditë mund të stimulojnë rimodelimin dhe mineralizimin e kockave, duke shtuar se kjo është e shkëlqyer për parandalimin e osteoporozës. Kërcimi ndihmon në ndërtimin dhe riparimin e kockave, kështu që nuk është kurrë vonë për të filluar.
Wright thekson se astronautët e NASA-s përdorin ushtrime me trampolinë për të rigjeneruar kockat pas kthimit nga hapësira, dhe trajnerja Marcel Dinkins thotë se kërcimi përmirëson forcën fizike dhe kohën e reagimit, e cila zvogëlohet me moshën, shkruan MindBodyGreen, transmeton Klankosova.tv.
Pse femrat janë më të rrezikuara?
Gratë janë në rrezik më të lartë të osteoporozës për shkak të niveleve më të ulëta të testosteronit, uljes së estrogjenit gjatë menopauzës (e cila shkakton një humbje vjetore të densitetit kockor prej 2 deri në 3%) dhe kockave më të vogla në krahasim me meshkujt. Faktorë të tjerë të rrezikut përfshijnë mungesën e vitaminës D dhe kalciumit, pirjen e duhanit dhe disa medikamente, raporton Index.hr, transmeton Klankosova.tv.
Ushtrimet që mund të provoni për të parandaluar osteoporozën
Ushtrimi niveli 1: Kërcimi me litar
Synoni kohëzgjatjen, jo numrin e përsëritjeve. Kërceni për një minutë, pastaj pushoni për të paktën 90 sekonda ndërmjet grupeve. Përsëriteni tri herë dhe rrisni kohëzgjatjen sipas nevojës, këshillon Dinkins.
Ushtrimi i nivelit 2: Kërcimet në Squat
Kërcimet në squat aktivizojnë kuadricepsin dhe rrisin intensitetin. Në vend që të ngriheni, hidhuni në ajër. Për stabilitet, filloni me kërcime më të vogla. Bëni gjashtë deri në tetë përsëritje në dy deri në tre grupe, me pushim ndërmjet grupeve.
Ushtrimi niveli 3: Kërcimet e kutive
Kërceni në një kuti të qëndrueshme. Fillestarët mund të dalin nga kutia duke ecur.
Edhe pse kërcimet kanë përfitime të shumta, njerëzit me probleme të kyçeve ose probleme serioze të shëndetit të kockave duhet të konsultohen me një mjek përpara se të fillojnë këto ushtrime.
The post Astronautët e NASA-s kanë një truk për forcimin e kockave, mund ta provoni në shtëpi appeared first on Klan Kosova.



