Kombëtarja e Turqisë është nisur drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku do të marrë pjesë në Kupën e Botës, një nga ngjarjet më të mëdha të futbollit ndërkombëtar.
Nisja e skuadrës është shoqëruar me një atmosferë të jashtëzakonshme nga tifozët turq, të cilët kanë dalë në numër të madh për ta përcjellë ekipin kombëtar.
Përgjatë rrugës deri në aeroport, përkrahja për lojtarët ka qenë e madhe, ndërsa pamje mbresëlënëse janë publikuar nga Ura e Bosforit, të cilat janë bërë virale në rrjetet sociale, transmeton Klankosova.tv.
The Turkish team with a convoy on their way to the airport ready for the World Cup
pic.twitter.com/dncoh9hHST
— FootballAwaydays (@Awaydays23) June 2, 2026
Tifozët turq, të njohur për pasionin e tyre të jashtëzakonshëm për futbollin, edhe këtë herë kanë krijuar një atmosferë festive dhe emocionale, duke i dhënë ekipit kombëtar një mbështetje të fortë para një turneu kaq të rëndësishëm.
Turqia ka siguruar pjesëmarrjen në Kupën e Botës pas një fitoreje të rëndësishme në ndeshjet kualifikuese, ku kishte mposhtur Kosovën në stadiumin “Fadil Vokrri” me rezultat minimal 1-0, një rezultat që rezultoi vendimtar për kualifikimin e saj.
Në fazën e grupeve të Botërorit, Turqia do të përballet me Australinë, Paraguain dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në një grup që pritet të jetë mjaft konkurrues dhe sfidues për skuadrën turke.



