Baleti Kombëtar i Kosovës i fillon përgatitjet për projektin e parë për vitin 2025

Baleti Kombëtar i Kosovës ka bërë të ditur se i ka filluar përgatitjet për projektin e parë për vitin 2025.

Në një njoftim në Facebook nga BKK thuhet se projekti në fjalë ka të bëjë në fushatën për ndërgjegjësimin me sëmundjet e ndryshme.

“Përmes kësaj shfaqjeje, Baleti Kombëtar i Kosovës i bashkohet fushatës për ndërgjegjësimin dhe luftën ndaj stigmatizimit që ndërlidhet me sëmundjet duke adresuar edhe çështje të rëndësishme të shëndetit publik”.

“Projekti i parë i BKK-së, nën koreografinë e balerinit dhe koreografit tonë, Sead Vuniqi, do të prezantohet më 4 shkurt, në Ditën Botërore Kundër Kancerit, në bashkëpunim me organizatën Action for Health”, thuhet në njoftim. /Klankosova.tv

The post Baleti Kombëtar i Kosovës i fillon përgatitjet për projektin e parë për vitin 2025 appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news