Milani vazhdon kërkimin për trajnerin e ri. Pronari i klubit, Gerry Cardinale, ka zhvilluar një takim me Oliver Glasner, i cili konsiderohet një nga kandidatët kryesorë për stolin kuqezi.
Megjithatë, ende nuk ka marrëveshje mes palëve. Në të njëjtën kohë, në garë mbetet edhe Mauricio Pochettino.
Argjentinasi, aktualisht trajner i SHBA-ve ka pasur kontakte me Milanin dhe raportohet se ekziston një dakordim paraprak për një kontratë me vlerë rreth 5 milionë euro në sezon.
Kuqezinjtë po shqyrtojnë me kujdes të gjitha opsionet, ndërsa vendimi përfundimtar për trajnerin e ri pritet të merret në ditët në vijim.



