Çitaku s’e kursen Kurtin: Është manipulant i paparë – e ka përçarë e polarizuar shoqërinë (VIDEO)

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku nuk ka kursyer kritikat për kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, duke thënë se ai ndryshe flet e ndryshe vepron.

Çitaku në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova tha Kurti është manipulant i paparë.

“Ky njeri diçka tjetër mendon, tjetër çka flet dhe tërësisht diçka tjetër vepron. Është manipulant i paparë, ka një dozë të papërshkrueshme të hipokrizisë, por ndoshta kjo është edhe natyra dhe karakteri i tij”, tha ajo.

Ajo gjithashtu u shpreh se pikërisht kryeministri në detyrë e ka përçarë dhe e ka polarizuar shoqërinë.

 “Por, pjesa shqetësuese është sa shumë, sa thellë e ka përçarë, e ka polarizuar, e ka ndarë shoqërisë”, deklaroi ai./Klankosova.tv

Latest news
Related news