“Dardanët” e U21-shit të pafat, mposhten në minutat e fundit nga Turqia

Kombëtarja e Kosovës në futboll në kategorinë U21 është mposhtur me rezultat minimal 1:0 nga mocanikët e tyre të Turqisë.

Loja u vendos në minutat e fundit.

Sfida po shkonte drejt një barazimi pa gola, por në minutën e 82-të, turqit arritën të gjejnë rrugën e rrjetës. Golashënues ishte futbollisti Malkoçoglu, i cili i dha avantazhin vendimtar ekipit të tij.

“Dardanët” tentuan deri në fund të rikthenin rezultatin, duke krijuar disa raste në minutat e mbetura, por pa sukses për të ndryshuar shifrat.

Latest news
Related news