Një përballje verbale mes dy ish-familjarëve ka alarmuar Policinë e Kosovës këtë të enjte në qendër të Prishtinës, raporton Gazeta Sinjali.
Burime të Sinjalit brenda organit të rendit bëjnë me dije se rreth orës 09:30 të mëngjesit të sotëm, është pranuar një informacion për një rast të kanosjes që ka ndodhur në rrugën “Meto Bajraktari”, pranë kompanisë së sigurimeve.
Sipas burimeve, pronari i kësaj kompanie, F. H. ka raportuar se është ndjerë i kërcënuar nga ish-dhëndri i tij, A. P., i cili i është afruar teksa po qëndronte në kafenenë përballë biznesit të tij dhe i ka thënë: “Po të pres jashtë”.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka intervistuar të dyja palët. Denoncuesi ka deklaruar se është ndjerë i rrezikuar nga qasja dhe fjalët e ish dhëndërrit, ndërsa ky i fundit ka pohuar se nuk ka pasur qëllim kërcënues, por vetëm i ka kërkuar sigurimin e veturës së tij dhe i ka kërkuar falje për keqkuptime të mëparshme.
Të dy janë shoqëruar në stacionin policor për procedurat e nevojshme. Me urdhër të prokurorit , rasti është iniciuar si “Kanosje”. Hetimet janë duke vazhduar dhe rasti është në trajtim nga autoritetet kompetente.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);



