Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, LDK e PDK me kritika të forta ndaj Qeverisë KurtiSinjali

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, partitë opozitare LDK dhe PDK, kanë adresuar kritika të forta ndaj Qeverisë së Albin Kurtit, të cilën e akuzojnë për përkeqësimin drastik të lirisë së mediave në vend.

Shkak për këto reagime është bërë publikimi i raportit të organizatës ndërkombëtare “Reporterët pa Kufij”, sipas të cilit Kosova është renditur në vendin e 99-të në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit – pozita më e ulët në 15 vitet e fundit, duke u radhitur më poshtë se çdo shtet tjetër i rajonit.

LDK, përmes një komunikate, ka theksuar se kjo rënie është pasojë e drejtpërdrejtë e qasjes së pushtetit ndaj gazetarëve.

Për katër vite qeverisje, ky pushtet ka sulmuar gazetarët, denigruar mediat kritike si dhe ka tentuar të heshtin fjalën e lirë,” thuhet në reagimin e kësaj partie.

Nga ana tjetër, PDK e sheh këtë regres si një pasqyrë të gjendjes reale nën qeverisjen aktuale dhe një dështim të thellë institucional.

Në vend të mbështetjes së gazetarisë së lirë, pushteti aktual ka zgjedhur të sulmojë gazetarët, t’i etikojë ata, t’i injorojë pyetjet legjitime dhe të favorizojë propagandën mbi transparencën,” thuhet në komunikatën e PDK-së, ku vlerësohet se ambienti për mediat është bërë represiv dhe i mbushur me frikë e shantazh.

Të dyja subjektet opozitare kanë shprehur mirënjohje për gazetarët dhe angazhimin e tyre profesional, duke u zotuar për mbështetje konkrete ndaj mediave të pavarura dhe për garantimin e kushteve të lira e demokratike për punën e tyre në të ardhmen.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news