Ditët e Kulturës së Ulqinit prezantohen me ekspozitë dhe koncert në Prishtinë

Ditët e Kulturës së Ulqinit do të mbahen sot dhe nesër në Prishtinë, nën organizimin e Qendrës për Ruajten dhe Zhvillimin e Kulturës së Pakicave të Malit të Zi.

Aktivitetet kulturore fillojnë sonte me ekspozitën e piktorëve akademikë nga Ulqini: Naser Hasa, Bilal Nikezi dhe Edin Kapllani, ngjarje kjo që fillon nga ora 18:00, në Galerinë e Fakultetit të Arteve në Prishtinë.

Ndërsa, më 6 nëntor nga ora 19:00 mbahet “Koncert folklorik muzikor i traditës Ulqinake”, në Amfiteatrin e Teatrit Kombëtar të Kosovës, Pallati i Rinisë./Klankosova.tv

The post Ditët e Kulturës së Ulqinit prezantohen me ekspozitë dhe koncert në Prishtinë appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news