Policia Kufitare e Shqipërisë, ka vënë në pranga një 39-vjeçar nga Kukësi, i cili tentoi të fuste rreth 1.2 tonë naftë kontrabandë në Shqipëri nëpërmjet kufirit me Kosovën.
Sasia e karburantit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, shkruan A2CNN, transmeton Klankosova.tv.
Ndërsa drejtuesi i automjetit u arrestua për veprat penale “Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë” dhe “Kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror”.
The post Do fuste 1.2 tonë naftë kontrabandë nga Kosova, arrestohet kuksiani appeared first on Klan Kosova.



