Donika Gërvalla, intervistë ekskluzive sot në “DPT te Fidani”

Të enjten në emisionin “DPT te Fidani” me Fidan Jupollin në Klan Kosova e ftuar është Donika Gërvalla, zv.kryeministre në detyrë dhe ministre në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Në këtë intervistë ekskluzive do të flitet për dështimin e formimit të qeverisë së re nga kryeministri në detyrë Albin Kurti të dielën, koalicionet e mundshme, si dhe mundësinë e shkuarjes në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Me Gërvallën do të diskutohet edhe për pjesëmarrjen e saj në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara si dhe për njohjen nga Siria.

A i pati të dielën votat Kurti për qeveri para seancës?

A do të tentojë përsëri koalicioni VV-GUXO ta formojë qeverinë nëse mandatohet sërish nga presidentja?

A është e gatshme Partia GUXO për zgjedhje të jashtëzakonshme?

Këto dhe shumë të tjera mund t’i ndiqni sot në emisionin ‘DPT te Fidani’ me Fidan Jupollin nga ora 17:45 në Klan Kosova dhe në kanalin zyrtar në Youtube.

The post Donika Gërvalla, intervistë ekskluzive sot në “DPT te Fidani” appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news