Xhavit Berisha, është 32-vjeçari që u gjet i vdekur të shtunën në rrugën “Rifat Krasniqi” në Prizren.
I ndjeri do të varroset sot në ora 14:00 në Prizren, transmeton Klankosova.tv.
Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar në një prononcim për Klankosova.tv, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
“Më datë 29.11.2025, rreth orës 13:30, policia ka pranuar informatën se në banesën e tij në rrugën ‘Rifat Krasniqi’ në Prizren, një person është gjetur pa shenja jete”, ka thënë Bytyqi për Klanin.
“Në vendngjarje kanë dalë njësitet policore, ku nga dëshmitari – familjar i viktimës – është marrë informacioni se viktima, Xh. B. (32 vjeç), është gjetur pa shenja jete në banesën e tij dhe pranë tij është gjetur një armë”.
Gjendet pa shenja jete një person në Prizren, flasin nga Policia
The post E dhimbshme: Ky është personi që u gjet i vdekur në Prizren appeared first on Klan Kosova.




