Eskalon konflikti familjar në Prizren: Axha dhe nipi rrihen me thika

Një incident familjar ka ndodhur sot në Prizren në rrugën “Janina”, ku dy persona janë përfshirë në një rrahje me thika.

Klankosova.tv mëson se rrahja ka ndodhur mes axhës dhe nipit, derisa njëri nga ta ka pësuar lëndime trupore.

Lidhur me rastin për Klankosova.tv u deklarua Policia përmes zëdhënësit rajonal Shaqir Bytyqi.

“Ka ndodhur një rrahje mes së paku dy personave, ka mundësi që kanë qenë të përfshirë edhe më shumë. Një person ka marrë lëndime të lehta trupore si pasojë e goditjes me thikë. Rasti ka ndodhur në afërsi të rrugës “Janina”, deklaroi Bytyqi.

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po mbledh tutje informacionet lidhur me rastin. Tashmë hetimet kanë filluar”, theksoi ai.

Latest news
Related news