Fantastike, Shkëndija e mposht Steauan e Bukureshtit

Shkëndija, e ka arritur një fitore historike përballë kampionit të Rumanisë, Steauas së Bukureshtit.

Loja ishte e vlefshme për rundin e dytë kualifikues të Champions League.

Skuadra nga Tetova, golin e vetëm e realizoi përmes Ronaldo Webster, i cili realizoi me kokë në minutën e 65-të.

Loja u tensionua pas shënimit të golit, ndërsa Qaka nga Shkëndija dhe Tanase i Steauas u larguan me karton të kuq për ndërhyrje të parregullta, transmeton Klankosova.tv.

Edhe pse ekipi shqiptar nuk konsiderohej aspak favorite, ky rezultat i jep besim për ndeshjen e kthimit në Rumani.

Në rast se Shkëndija kalon këtë tur, atëherë minimalisht ka të siguruar grupet e Ligës së Konferencës.

The post Fantastike, Shkëndija e mposht Steauan e Bukureshtit appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news