Transferimi i Denzel Dumfries te Real Madridi është çështje e kryer.
Gazetari i njohur i merkatos, Fabrizio Romano, ka konfirmuar marrëveshjen me formulën e tij të famshme “Here We Go”, duke i dhënë fund spekulimeve për të ardhmen e mbrojtësit holandez, lajm tē cilin e kishim dhënë gjatë paraditës së sotme, transmeton Klankosova.tv.
Sipas raportimeve, Real Madridi ka arritur akordin me kampin e lojtarit, ndërsa klubi spanjoll është i gatshëm të aktivizojë klauzolën e lirimit që kap vlerën e rreth 25 milionë eurove.
EXCLUSIVE: Denzel Dumfries to Real Madrid, HERE WE GO!
Deal in place and all agreed with Dutch right back to join Real Madrid from Inter, Spanish club will trigger €20m release clause.
Dumfries has accepted Madrid, deal closed tonight and formal steps to follow. pic.twitter.com/UghisoJwmh
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 2, 2026
Kontakti mes palëve kishte nisur ditët e fundit dhe negociatat u mbyllën me sukses.
Dumfries pritet të jetë një nga përforcimet kryesore të “Los Blancos” për sezonin e ri, duke shtuar konkurrencën në krahun e djathtë të mbrojtjes.
Holandezi largohet nga Interi pas disa sezoneve të suksesshme në Serie A dhe tani është gati për aventurën e re në Santiago Bernabéu




EXCLUSIVE: Denzel Dumfries to Real Madrid, HERE WE GO! 

