Rastet e zhdukjes së qytetarëve, veçanërisht të miturve, janë gjithnjë shqetësuese, e kur ato përfundojnë me rrëfime tronditëse për abuzim seksual, situata bëhet edhe më e rëndë. Një ngjarje e tillë ka ndodhur së fundmi në fshatin Lubizhdë, në komunën e Prizrenit, ku një e mitur, e cila ishte raportuar si person i zhdukur, ka deklaruar se ka qenë viktimë e një akti dhunimi, raporton Gazeta Sinjali.
Gazeta Sinjali gjatë kësaj kohe ka sjellë shumë të reja lidhur me rastin, si dhe personin e dyshuar mbi këtë.
Sinjali raportoi ekskluzivisht se i dyshuari është Mensur Islamaj, i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhunim ndaj personit të mitur”, pasi e mitura, që ishte raportuar më herët si e zhdukur, pas gjetjes ka deklaruar se ishte abuzuar seksualisht nga ai.
Pas marrjes në pyetje të të miturës, e cila u gjet pas disa ditësh, Policia ka ndaluar Islamajn për 48 orë, me urdhër të Prokurorisë kompetente në Prizren.
Por e kaluara e të dyshuarit nuk përfundon këtu.
Kush është Mensur Islamaj?
Gazeta Sinjali ka siguruar informacione për të kaluarën kriminale të Islamajt. Ai është nga fshati Topojan i Kukësit, në Shqipëri, dhe rezulton të jetë subjekt i disa hetimeve penale në të dy anët e kufirit.
Një ndër rastet e dokumentuara është ai i vjedhjes së një veture në qytetin e Kukësit, më 10 mars 2023. Sipas Policisë shqiptare, ai dyshohet se në lagjen nr. 3 ka vjedhur një veturë të tipit “ML 270”, në pronësi të shtetasit B. C.
Ku vetura më vonë është gjetur i parkuar para banesës së vetë Islamajt.
Islamaj është hetuar edhe për vepra të tjera, përfshirë dhunim, vjedhje dhe sjellje të tjera penale.
Ndërkohë, sot e mitura e moshës 12-vjeçare, Jerina Shala, është gjetur e sigurt dhe pa lëndime.
Siç raportoi Sinjali e mitura kishte lënë shtëpinë e babait të saj më 28 prill, dhe që prej asaj dite nuk kishte pasur kontakt me familjarët.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);



