Trajneri i Spanjës kishte qenë mentor i atij të Argjentinës kur e kishte marrë lincencën për trajner

Finalja e Kupës së Botës 2026 mes Spanjës dhe Argjentinës do të sjellë një tjetër një histori të veçantë edhe jashtë fushës.

Trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, do të përballet me njeriun që dikur e kishte mentoruar, Lionel Scalonin.

Pak e dinë se De la Fuente ishte një nga mentorët kryesorë të Scalonit gjatë procesit të marrjes së licencës UEFA Pro, kualifikimi më i lartë për trajnerët në futbollin evropian.

Në atë periudhë, tekniku spanjoll ndihmoi dhe udhëzoi ish-mbrojtësin argjentinas në zhvillimin e tij si trajner.

Vitet kaluan dhe rrugëtimi i të dyve i çoi në majat e futbollit botëror. Scaloni udhëhoqi Argjentinën drejt triumfit në Kupën e Botës 2022 dhe tani synon të mbrojë titullin, ndërsa De la Fuente, pas suksesit me Spanjën në Evropë, ka mundësinë të fitojë trofeun më prestigjioz në futboll.

Latest news
Related news