Ilaçet për humbje peshe mund të ulin rrezikun nga kanceri i gjirit deri në 30 për qindSinjali

Ilaçet për humbje peshe mund të ndihmojnë jo vetëm në trajtimin e obezitetit, por edhe në uljen e rrezikut për zhvillimin dhe përparimin e disa llojeve të kancerit, sugjerojnë studime të reja të prezantuara në konferencën më të madhe botërore të onkologjisë, të organizuar nga Shoqata Amerikane e Onkologjisë Klinike (ASCO) në Chicago, ka raportuar The Guardian.

Tri studime të veçanta tregojnë se medikamentet e njohura si GLP-1 mund të luajnë një rol të rëndësishëm në parandalimin dhe trajtimin e kancerit.

Një nga studimet ka zbuluar se gratë që përdornin këto barna kishin 30 për qind më pak gjasa të zhvillonin kancer të gjirit, forma më e zakonshme e kancerit te gratë në mbarë botën.

Një studim i dytë ka treguar se shtimi i barnave për humbje peshe në trajtimin standard të kancerit të gjirit lidhej me 30 për qind ulje të rrezikut të vdekjes nga kjo sëmundje.

Ndërkohë, një studim i tretë ka zbuluar se pacientët me kancer të gjirit, mushkërive, zorrës së trashë ose mëlçisë që përdornin barna GLP-1 kishin 38 deri në 50 për qind më pak gjasa që sëmundja të përhapej në fazën e katërt.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news