Inter Miami me oferët për Pep Guardiolën

Beckham është gati të bëjë gjithçka që duhet për të sjellë Guardiolën në krye të Inter Miami.

Sipas The Mirror, presidenti i Inter Miami, David Beckham, i ka ofruar 55-vjeçarit Pep Guardiola pozicionin e trajnerit kryesor në ekipin amerikan.

Burimet thonë se Guardiola është një nënshkrim i vërtetë ëndrrash për Inter Miamin, dhe presidenti i klubit David Beckham është i gatshëm të bëjë çmos për të siguruar marrëveshjen e tij.

Megjithatë, Guardiola e ka refuzuar ofertën, pasi nuk ka ndërmend të ndryshojë planet e tij pas largimit nga Manchester City. Pep mbetet i përkushtuar për t’u rikthyer në futboll si trajner kryesor i një skuadre kombëtare dhe jo i një klubi tjetër.

Kohët e fundit, Guardiola njoftoi se do të largohet nga Manchester City në fund të sezonit aktual dhe, për momentin, nuk ka ndërmend të marrë drejtimin e një klubi të ri, pasi dëshiron të bëjë një pushim. /Klankosova.tv 

Latest news
Related news