Ju dhemb stomaku? Pini këta çajra dhe do t’ju kalojë

Cikli menstrual apo edhe problemet me aparatin tretës mund të ju shkaktojnë dhimbje.

Më poshtë gjeni disa kura natyrale si të qetësoni një stomak të trazuar:

-Kur përjetoni ndjesinë e dhimbjeve shpuese, rekomandohet që të përgatisni këtë përzierje: Pak ujë tonik, kanellë, kopër, nenexhik dhe xhinxher. Lëreni për disa minuta që të gjithë përbërësit të lëshojnë enzimat aktive dhe më pas konsumojeni esëll.

– Çaji i orizit nuk është asgjë më shumë sesa uji i orizit të zierë. Zieni gjysmë gote oriz në 6 gota ujë për 15 minuta , e më pas këtë ujë e pini. Mund t’i shtoni pak mjaltë për ta ëmbëlsuar.

-Çaj xhenxhefili dhe mente
Shtoni gjysmë luge xhinxher dhe disa gjete mente në një tenxhere me ujë dhe lëreni të vlojë për 5 deri në 10 minuta. Pasi të jetë ftohur pak konsumojeni, dhe do të shihni se sa shpejt do të qetësoheni nga dhimbja e barkut.

The post Ju dhemb stomaku? Pini këta çajra dhe do t’ju kalojë appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news