Besa Kabashi, kandidatja për deputete e PDK-së, ka thënë se Qeveria Kurti e ka politizuar sektorin e sigurisë.
Në emisionin Rubikon të Klan Kosovës, ajo ka deklaruar se ekzekutivi i tanishëm ka dështuar në konsolidimin e sektorit të sigurisë.
“Ne kemi parë diçka shumë shqetësuese nga kjo qeveri, përveç se e ka politizuar sektorin e sigurisë, duke e përfshirë politizimin e ushtrisë dhe policisë pamëshirshëm, ka dështuar të konsolidojë sektorin e sigurisë në aspektin që siguria kombëtare dhe mbrojtja e vendit, varet nga tri komponentë kyç atë të kapaciteteve të brendshme që mundemi t’i bëjmë vet, fqinjësisë së mirë përmes së cilës e rrit nivelin e sigurisë në vend, dhe partneriteteve strategjike”.
“Fatkeqësisht kjo qeveri nuk ka perfomuar në asnjërën prej këtyre komponentëve, dhe ne premtojmë përmes programit tonë për sigurinë, ta stabilizojmë sektorin e sigurisë, ta shndërrojmë Kosovën në një partner të besueshëm, dhe të japim një vizion për vendin, të udhëheqim me shembull, se sektori i sigurisë dhe mbrojtjes është sektori i të gjithëve, ku duhet ta shohim në një aspekt afatgjatë, vizionar e kombëtar, dhe jo katër vjeçar”, ka thënë Kabashi. /Klankosova.tv
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>



